Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Bilisht. Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë. 

Viktima është Viktor Gjalpi drejtuesi i motoçikletës. Ai është dërguar në spital por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit, 21 vjeçarit me iniciale A.D. banues në Bilisht.