DIBËR- Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë e për pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Godvi ndërsa të plagosur kanë mbetur D.J dhe XH.D .
Ata për shkak të plagëve të marra janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Tiranës, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Komento