Aksidenti tragjik në Elbasan, kush është viktima dhe dyshimet e policisë për hakmarrje

Aksidenti tragjik në Elbasan, kush është viktima dhe dyshimet e policisë për hakmarrje

Foto nga vendi i ngjarjes dhe viktima Gertian Haka

Një 24-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm në Elbasan.  Gertian Haka banues në Elbasan, humbi jetën pasi u përplas nga një automjet i paidentifikuar ende nga policia, në aksin rrugor Elbasan-metalurgji, në fshatin Katund i Ri.

Report Televizion mëson se në 9 qershor të vitit 2018, i riu Gertian Haka ishte përfshirë në një tjetër aksident rrugor, ku kishte shkaktuar vdekjen e një personi. Aksidenti ndodhi në afërsi të nën kalimnit të trenit, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan. I riu ishte duke drejtuar automjetin tip Benz kur humbi kontrollin e makinës duke shkaktuar vdekjen e 25-vjeçarit Saimir Leshhanaku. I riu tregtonte buzë rrugës nacionale fruta-perime.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, 24-vjeçari Haka ishte duke shkuar në këmbë në punë kur një automjet e përplasi duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Familjarët e të riut kanë deklaruar në polici se gjatë kësaj kohe, 25-vjeçari Haka ka pasur kërcënime nga familjarët e personit që aksidentoi për vdekje në qershor 2018.

Viktima Gertian Haka

Nisur mbi këto deklarime policia shoqëroi në polici edhe familjarët e të ndjerit që humbi jetën në aksidentin e qershorit 2018, por pas marrjes në pyetje, ata u lanë të lirë. Policia ka kryer më shumë se 15 verifikime automjetesh, kryesisht në varreza makinash dhe servise, për të bërë të mundur identifikimin e automjetit të aksidentit të sotëm. Policia ka sekuestruar me dhjetëra kamera biznesesh pranë vendit të aksidentit, ku deri më tani ka mundur të identifikojë dy automjete për të cilat kanë nisur verifikimet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës