ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, ku "Benz-i" është përplasur me "Volkswagen-in ", ku ka humbur jetën një nga shoferët dhe 2 pasagjerë.
Përplasja e 2 makinave ka qenë shumë e fortë, siç mund të shikohet edhe në fotot që sjell Report Tv, ku një nga makinat ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.
Viktima është identifikuar si Artor Tufa, rreth 40 vjeç, shoferi i Benz-it e ndërsa janë plagosur shoferi i ‘Volkswagen’ E.B., dhe pasagjeri me inicialet P.N. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Raportohet se viktima është punonjës i shërbimit zjarrfikës Peqin, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar si edhe mungesa e ndriçimit më rrugë.
Kur makina ka drita te shkurtera dhe te gjata nuk ka nevoje per ndricim rruge qe te evitohet aksidenti.
Përgjigju