Një aksident automobilistik është shënuar këtë të martë në qytetin e Fierit, ku një person teksa po udhëtonte me biçikletën e tij është përplasur nga një makinë. Burime për shqiptarja.com mësojnë se aksidenti është shënuar në lagjen 15 tetori pranë një shkolle.  Ndërkohë bëhet e ditur se qytetari me biçikletë ka qenë në rrugën kryesore, kur është përplasur në asfaltin e rrugës nga një mjet tip “Opel “me targa greke.

Nuk dihet ende identiteti, i plagosuri është dërguar  në spitalin e Fierit  për të  marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet, po policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.