Fier-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë pranë FNSH- së, ku një automjet tip “ Benz” me drejtues Niko Shqepa ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime.
Të plagosurit Avni Meto dhe Hatixhe Meto janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak/ Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente











