Një aksident rrugor është shënuar këtë të shtunë në kryeqytet në Kamëz, ku një makinë është përmbysur pasi ka dalë nga rruga.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur në trotuar dhe më pas është përmbysur. Dyshimet paraprake për ngjarjen janë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte shoferi.
Bëhet e ditur se nga aksidenti fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar.