Një aksident ka ndodhur në Shkodër mesditën e sotme ku si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi një automjet ka dalë nga rruga.
Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri Gjovan Vocaj 23 vjeç, i tij i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit Muhamet Mehaj, 54 vjeç ka marrë dëmtime të lehta.
Për shkak të shpejtësisë me të cilën ka qenë duke udhëtuar mjeti që është përplasur janë rrezikuar edhe persona të tjerë të cilët janë gjendur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Komento
Pse nuk thoni qe ka qene tape dhe policia e ka arrestuar??!
Përgjigju