Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete (FOTO+VIDEO)

Shkodër-Një aksident rrugor ka ndodhur në akin rrugor Shkodër-Bushat, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Beltoje në të cilin një automjet tip 'Fiat' është përplasur me një fuoristradë tip 'Toyota'.

Report Tv mëson se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur 58 vjeçari Pjeter Rroku, punonjës i spitalit të Shkodrës. Ai ka qenë duke udhëtuar në një veturë. Automjeti i tij është përplasur me një furoristradë e ndërkohë zjarrëfikësja dhe policia po shkojnë drejt vendngjarjes. Ndërkohë 58 vjeçari mbeti i bllokuar brenda automjetit 'Fiat' dhe pasi është nxjerrë nga zjarrfikësit u transportua për në spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Foto nga vendngjarja

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë