Përplasja e dy automjeteve në aksin Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, rezultoi fatale, me një humbje jete dhe 3 të plagosur.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes kur një automjet Benz, i drejtuar nga 22 vjeçari Radvan Maja nga Borizana u përplas me një Passat që drejtohej nga 73 vjeçari Ndrec Ruçi nga Mirdita.
Për pasojë, të dy shoferët mbetën të plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja, Tereza Laska, që udhëtonte në automjetin e 73-vjeçarit humbi jetën.
Përplasja e fortë e dy makinave të cilat përfunduan jashtë rrugës, la të plagosur edhe një grua e cila ndodhej në biznesin e saj, pranë aksidentit.
Ajo u godit nga pjesë të makinës Pasat, i cili siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv është shkatërruar totalisht.
Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit është ndërprerja e gabuar e rrugës nga Pasati dhe shpejtësia tej normave me të cilat udhëtonte shoferi i Benzit
Njoftimi i plotë i Policisë
Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor:
Bilanc i rëndë në rrugët e vendit, 6 aksidente brenda një dite, 3 të vdekur e 8 të plagosur
Komente











