Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç ku janë përplasur dy automjete ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Mësohet se viktima është Arjan Bejtja 37-vjeç, drejtues i regjimit të brendshëm të burgut të Shën Kollit.

Ndërkohë që nga ky aksident  kanë mbetur të plagosur tre persona.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Spiten.

Policia njofton se grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.