VLORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike, ku një makinë tip "Renault" i drejtuar nga një femër ka përplasur një këmbësore.
E aksidentuara është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku edhe ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
E plagosura duke u dërguar te ambulanca
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet në rrugën transbalkanike, në harkun kohor të tre ditëve. Për tre ditë në këtë rrugë, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
vlore (5).jpg" style="height:585px; width:780px" />
Makina që shkaktoi aksidentin në vendin e ngjarjes