TIRANË- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë. Një mjet me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento