Një aksident është raportuar pak minuta më parë në aksin Korç-Pogradec në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një person i cili ishte me biçikletë.

I plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa është traportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.