ELBASAN- Një aksident rrugor është raportuar pak minuta më parë në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër.

Një mjet është përplasur me motorin, për pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit i cili është transportuar drejt spitalit të Elbasanit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.