Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Lungomares në Vlorë.

Një makinë është përplasur me një motor e për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.