E përplasi kamioni, humb jetën këmbësori pranë mbikalimit të Shkozetit (VIDEO)

DURRES- Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Për pasojë ka humbur jetën një person rreth 50-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Burime bëjnë me dije se personi ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin kur është goditur nga një automjet  tip "Man" kamion, që drejtohet nga A.B.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa mësohet se policia po shkon në vendin e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:19
Moti i keq, makina përfundon me rrota 'në ajër' në Korçë (FOTO)

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, këtë herë në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Veliterne.

Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke përfunduar me rrota në ajër. Fatmirësisht drejtuesi i mjeti nuk është lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia nisi hetimet në vendngjarje, ku shkak i aksidentit, dyshohet të ketë qenë lagështia e madhe në rrugë dhe moti i keq.

 

Ora 18:51
Makina përplas motorin në Vlorë, dy të plagosur rëndë

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në zonën e Skelës në Vlorë. Një makinë tip Chevrolet me targa AA 994 MJ është goditur më një motor në zonën pranë universitetit.Trupi i njërit prej të plagosurve ndodhet i shtrirë më mes të rrugës në gjendje të rëndë.

Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie, të po mundohen të zhbllokojnë edhe trafikun e krijuar në zonë.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët

Eliminimi nga Euro 2024, Rumania bën 'xixë' dhomat e zhveshjes! Lë një mesazh për gjermanët