TIRANË- Një 50 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin Vorë-Tiranë si pasojë e një aksidenti.
 
Drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet U.B, 50 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit nga shpejtësia me të cilën po e drejtonte.
 
Mjeti i përfshirë në aksident me targa, AA 349 CE, tip “Mercedez Benz”, është përplasur me shtyllën në aksin Vorë- Tiranë.
 
Drejtuesi i mjetit u çua menjëherë në spital, por humbi jetën shumë shpejt për shkak të plagëve të marra.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)