Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.
Fatmirësisht, drejtuesi dhe një pasagjer që e shoqëronte kanë arritur të dalin nga kamioni vetëm me dëmtime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili mrekullisht përfundoi vetëm me dëme materiale.
Komente












