Aksident rrugor në autostradën Tiranë- Durrës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Maminas

DURRËS- Një aksident rrugor është regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku një person ka humbur jetën.

Burime i thanë Shqiptarja.com se mjeti tip "Pezho" me shofer 60-vjeçarin Sh. A., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

"Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip "Pezho" me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 19/10/2020 08:16

    Uroj qe askujt mos ti ndodhe qe te jesh ne timon dhe ti marresh jeten dikujt. Ne bote autostradat kane rrethim me rrjete ne menyre qe as kafshet mos te kalojne, ndersa tek ne eshte i lire qe ta prese kushdo rrugen. No koment!

    Përgjigju
  • I drejti: 18/10/2020 23:30

    Ca faj ka shoferi.. në Cvend te botes ka kembesor në autostrad. Vetem në shqiperi ka.. shoferi nuk duhet te ndalohet apsulutisht .. nuk ja faj .

    Përgjigju
  • Papi: 18/10/2020 21:02

    Per fat te keq ska asnje standart per autorruge, ajo eshte rruga "shtetrore 2" (sh2) thjeshte eshte zgjeruar me dy korsi per secilin drejtim ajo rruge nuk mund te kthehet ne autorruge sepse cdo shtepi duhet te kete mbikalimin e vet apo keni bere ca rruge dhishe anash dhe thoni qe baba sh2 kte tjetren po e marrim ne per ta kthyer me pagese, kjo do jete autorruga e shume pritur adriatik-jon mes per mes qendrave te banuara ? Ti haje kanceri te gjithe? Pa shikoni pak pjesen kroate te ksaj autorruge ku e kane nxjerre mes maleve ku nuk sheh asnje shtepi per 500 km autorruge

    Përgjigju
  • Leon: 18/10/2020 20:27

    Faji i kembesorit,,l’ironia shoferin

    Përgjigju
  • Ggg: 18/10/2020 19:52

    Nqs kembesori eshte aksidentuar ne autostrade eshte faji i tij....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave