BERAT- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Berat ku ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Viktima është Gramoz Zani, i cili është përplasur për vdekje nga një makinë "Benz" në vendin e quajtur "Ura e Hanit". Burime zyrtare bëjnë me dije se shoferi me inicialet R.H, banues në Drenovic është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit", njofton policia. Ndërkohë pak minuta më vonë e ka "pësuar" edhe makina e policisë që kishte mbërritur në vendngjarje. Siç Report Tv mëson, makina e policisë është përplasur nga një makinë tjetër, fatmirësisht pa pasoja.

1578342978_aksidentberat.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i plotë i policisë

Informacion paraprak

Në rrugën Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur "Ura e Hanit", një mjet tip Benz me drejtues shtetasin R.H, banues në Drenovic, ka aksidentuar kembësorin shtetsin G.Z, 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit