Aksident rrugor në Fier, ndërron jetë drejtuesi i motorit (VIDEO)

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person. Mësohet se në aksion rrugor Fier-Levan, një automjet tip " Volkswagen" është  përplasur me një motor, ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i këtij të fundit, 65 vjeçari me inicialet D.N.. Bëhet e ditur se uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat të riun që drejtonte mjetin “Volkswagen”, 24-vjeçarin G.S për veprime të mëtejshme proceduriale

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. Ky është viktima e dytë brenda 24 orësh që ndërron jetë në qytetin e Fierit. Ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në Fier-Tepelenë ka ndërruar jetë një 35-vjeçare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm