Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Lukovës ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur i plagosur një 15 vjeccar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, kur një motomjet me targë NNH 58, i drejtuar nga shtetasi I. K., rreth 15 vjeç, u përplas me një automjet tip Mitsubishi me targë AB 713 SV, që drejtohej nga shtetasi Sh. M.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë, testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar 0.00 mg/l.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente









