Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një 69-vjeçarje ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Mizë të Divjakës, ku një makinë tip "Porche" ka përplasur këmbësoren. Viktima është identifikuar me inicialet N. H., 69 vjeçe.
Drejtuesi i makinës, E. A., 40 vjeç është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
"Sot rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Porche" ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.