POGRADEC- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Pogradec, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një këmbësor është përplasur nga një mjet, ku është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Komento