LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë-Laç ku 3 makina janë përplasur me njëra tjetër, ku kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë.

Report Tv mëson se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit.