Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e "5 Majit" në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëri-tjetrën.
Sipas burimeve janë lënduar 4 persona, por janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit është bërë një Volkswagen i ka prerë rrugën mjetit tjetër Mercedes Benz.
"Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës "5 Maji", janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.