Përplasja e 2 automjeteve përgjatë rrugës së Kombit në afërsi të Fangut ka shkaktuar plagosjen e dy personave të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Dy automjetet me targa të Kosovës janë përplasur njëra me tjetrën si pasojë e një parakalimi të gabuar të njërit prej drejtuesve të makinave.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.


Lajmi kryesor:

Aksident tragjik në Fier/ Benzi ‘futet nën rrotat’ e kamionit, humb jetën infermieri 30-vjeçar