Aksident tek 'Akullorja', 23-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Aksident tek 'Akullorja', 23-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si "Akullorja", në rrugën që lidh Maminasin me Gjirin e Lalëzit. Një automjet i drejtuar nga shtetasi A.L.,48 vjeç ka aksidentuar për vdekje kalimtarin 23-vjeç me iniciale M.LL.

Mësohet se viktima po kthehej nga plazhi drejt kryeqytetit, por është përplasur teksa ka ndaluar në një dyqan akulloresh në zonën ku ndodhi ngjarja.

Ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por forcat e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.                 

Kjo është një zonë problematike e cila përgjatë sezonit turistik krijon radhë të gjata automjetesh. Gjatë verës në këtë aks rrugor qëndron një patrullë policie e cila përpiqet të normalizojë trafikun.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK