Tre persona mbetën të plagosur lehtë mesditën e të martës në një aksident automobilistik në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, pas përplasjes së dy automjeteve Audi dhe BMW.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:20, tek rreth rrotullimi i Saukut, rruga që të çon në autostradë, kur një mjet  BMW, i drejtuar nga një person me iniciale R. P., u përplas me mjetin Audi.

 Nga përplasja mbetën të plagosur drejtuesit e dy mjeteve dhe një person tjetër pasagjer në një prej veturave.

Personat u dërguan në spital, ku mësohet se janë nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshimet e policisë janë se shkak për aksidentin ka qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve.
aksidenti ne sauk

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)