Aksident tragjik në Greqi, humbin
jetën dy të rinj, rëndë një vajzë

Aksident tragjik në Greqi, humbin<br />jetën dy të rinj, rëndë një vajzë
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Selanikut, në Greqi. Dy motoçikleta janë përplasur mes tyre, duke iu marrë jetën dy të rinjve, 22 dhe 28 vjeç, dhe plagosur rëndë një vajzë 18-vjeçare.  

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e “3 Shtatorit” dhe rrugës “M. Andronikou”, ku sipas policisë, mjetet kanë duke lëvizur me shpejtësi marramendëse. 

Përplasja ka rezultuar fatale për dy personat e makinës së parë, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë. Shoferi i makinës së dytë është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. 

Ambulancat, dy automjete zjarrfikëse, policët e trafikut dhe disa oficerë policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mediat greke kanë publikuar foto të frikshme nga aksidenti. 

Po ashtu, raportohet se dy viktimat ishin të afërt me njëri-tjetrin, në mjetin e dytë ishte një çift i ri, ndërsa në mjetin që u bë shkak për aksidentin ishte një çift i moshuar turistësh nga Çekia, të cilët sapo kishin mbërritur në Selanik. Shoferi 67-vjeçar ishte shtetas gjerman dhe u transformua në spital në gjendje shoku. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza