LUSHNJËNjë aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje (29 tetor) në Lushnjë, ku një 65-vjeçar është përplasur për vdekje teksa ka qenë duke kaluar rrugën. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Plug-Saver, ku automjeti tip “Toyta” me targa “AA666XX”, që drejtohej nga një 28-vjeçare ka përplasur për vdekje 65-vjeçarin. 

Mësohet se shoferja me inicialet A.I., 28 vjeçe, është ndaluar nga policia.

Blutë raportojnë se drejtueses së  automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.