ELBASAN-  Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në afërsi të Palmanovës në autostradën Tiranë-Elbasan.

Makina me drejtues Berat Becirin ka përplasur kalimtarin Mevlan Shehu, 33 vjeҫ i cili ka gjetur  vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve për Report Tv, mjeti ishte me targa maqedonase dhe drejtohej nga një shqiptar i Maqedonisë së Veriut. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e aksidentit.