Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në afërsi të Dunningenit, në Gjermani.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe vajza tjetër e 26-vjeçarit.
Mësohet se shqiptari është përplasur me një kamion, teksa drejtonte automjetin tip “BMW”. Schwarzwaelder-bote.de shkruan se shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Komento