Aksident tragjik në Greqi, trajleri vë para mjetin, 2 shqiptarë të vdekur, rëndë vajza e njërit/VIDEO e përplasjes+EMRAT

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur sot në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se viktimat e mbetur janë shqiptarët e moshës 65 dhe 60 vjeç, Dhimitër Pambuku dhe Spiro Guri si dhe është plagosur rëndë Blerina Guri, 34-vjeçe, vajza e këtij të fundit, të cilët janë përplasur nga një trajler, teksa po lëviznin me mjetin e tyre. Spiro dhe Blerina Guri po shkonin në punë në momentin që janë përplasur nga trajleri.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40 të mëngjesit të sotëm, në videon e mëposhtme mund të shohim momentin kur shoferi i trajlerit humb kontrollin e mjetit duke shkaktuar edhe përplasjen tragjike, që mori jetën e 2 personave dhe ka mbetur e plagosur rëndë një 34 vjeçare.

spiro guri.jpg" style="height:438px; width:780px" />
(Blerina dhe Spiro Guri, e aksidentuara rëndë dhe viktima në aksident(babë e bijë)

Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia greke ka vënë në pranga shoferin e trajnerit dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Historia rrëqethëse e shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, kush i vdiq më parë

Aksidenti tragjik në Greqi iu mori jetën dy shqiptarëve dhe plagosi rëndë vajzën e njërit prej tyre. I afërmi i njërit nga viktimat ka dhënë një rrëfim tronditës për mediat greke.

Ai ka treguar tragjedinë e viktimës, i cili rreth tetë vjet më parë kishte humbur djalin e tij të vogël po në aksident. Ndërsa shumë vite më parë, një tjetër ngjarje tragjike kishte ndodhur në familjen e tij, ku kishte humbur vëllanë.

“Ai është burri i familjes, ka humbur djalin tetë vjet më parë në aksident me makinë. Ka humbur dhe vëllanë shumë kohë më parë. Ai kurrë nuk konsumonte alkool, ishte një nga drejtuesit më të mirë që njoh, familjarët e tij po kalojnë momente tepër të vështira”, tha ai.

Ora 14:03
FOTOT/Aksident i frikshëm në Greqi, maunia godet makinën e shqiptarëve, 2 të vdekur, në gjendje të rëndë vajza 34 vjeçare
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Anila: 10/05/2018 11:21

      Pese here me lart alkoli te shoferi I maunes.Ishte I dehur shoferi i maunes

      Përgjigju
    • Anila: 10/05/2018 11:09

      Djalin e vogel dhe vellain ka humbur shoferi I maunes jo ata qe humben jeten.Ngushellime te perzemerta te familjet.

      Përgjigju
    • Erik: 09/05/2018 22:09

      Ngushellime, shume e dhimbshme.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

    Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet