Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Helikopteri i rrëzuar

ITALI - Një helikopter është rrëzuar rreth orës 19:20 në Castelguelfo, një fshat në komunën e Noceto, në provincën e Parmës, pranë rrugës Via Emilia.

Aksidenti ndodhi brenda pronës së kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themeluesit e kompanisë së njohur të sallameve me të njëjtin emër.

Brenda helikopterit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën: dy pilotët dhe Lorenzo Rovagnati, një nga dy trashëgimtarët e kompanisë së familjes së tij. Nuk raportohet për të mbijetuar.

Sipas informacionit paraprak të raportuar nga ekipet e shpëtimit, dyshohet se shkaku i rrëzimit të helikopterit mund të ketë qenë një tentativë e pasuksesshme për ulje emergjente. Helikopteri ishte në fazën e ngritjes dhe, sipas të dhënave fillestare, ndoshta pati një problem teknik ose një defekt që e detyroi pilotin të përpiqej të rikthehej në tokë.

Një faktor tjetër i rëndësishëm që mund të ketë kontribuar në aksident është mjegulla e dendur që mbulonte zonën në momentin e rrëzimit.

Mësohet se Lorenzo Rovagnati kishte zakon të udhëtonte drejt kështjellës së Castelguelfo pothuajse çdo të mërkurë të vitit, duke nisur fluturimin nga banesa e tij në Milano dhe duke u ulur pranë strukturës në provincën e Parmës. Lidhur me këtë aksident, Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Fluturimeve (ANSV) ka hapur një hetim.

Helikopteri ishte një model A109 me numër regjistrimi I-CPFL. ANSV ka dërguar një ekip hetimor në Noceto, i cili do të kryejë një inspektim.

Reagimi i kryebashkiakut të Nocetos: Një familje shumë modeste, tragjedi e tmerrshme

“Kam pasur kënaqësinë e madhe të njoh Lorenzo-n kur vinte me babain e tij. Kanë mbi 30 vite që i njoh, që nga momenti kur u vendosën këtu dhe blenë kështjellën e Castelguelfo-s dhe fermat e derrave që ndërtuan. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë, është një familje me shumë përulësi. Babai i tij ishte një njeri i thjeshtë, një sipërmarrës i madh dhe Lorenzo po mishëronte gjithçka që kishin ndërtuar prindërit e tij, së bashku me nënën dhe vëllain,” – tha kryebashkiaku i Nocetos, Fabio Fecci.

Familja Rovagnati kishte blerë pronën mesjetare në vitin 1994.

“Në atë kohë isha këshilltar komunal – kujton Fecci – dhe mësova se Noceto kishte nderin të kishte një sipërmarrës të madh. Duke u bërë kryebashkiak, marrëdhëniet u forcuan edhe më shumë. Nuk mund t’i numëroj herët që kemi ecur bashkë brenda kështjellës me babain e tij. Kam qenë disa herë në shtëpinë e tyre, ata kanë qenë në shtëpinë time, kanë njohur familjen time. Jam i tronditur, nuk mund ta besoj. Ishte një djalë i ri, baba i dy fëmijëve. Nuk duhej të ndodhte. Dy ditë më parë më kishte thënë se ishte i emocionuar sepse po priste fëmijën e tretë.”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Ambasada e Rusisë: 'Kërcënimi rus', gjueti shtrigash, Shqipëria po etiketon edhe ndihmën sovjetike si dizinformim

Ambasada e Rusisë: 'Kërcënimi rus', gjueti shtrigash, Shqipëria po etiketon edhe ndihmën sovjetike si dizinformim