Aksident tragjik në Itali, vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset i ati, mjeti ndahet në dysh! Miqtë në rrjete sociale: Do mbetesh në zemrat tona (FOTO)

Aksident tragjik në Itali, vdes 18-vjeçari shqiptar, plagoset i ati, mjeti ndahet në dysh! Miqtë në rrjete sociale: Do mbetesh në zemrat tona (FOTO)

Pamje nga aksidenti

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku në saj të një aksidenti tragjik, ka gjetur vdekjen 18-vjeçari shqiptar, Admir Hoti.

I riu ishte në makinë me të atin e tij gjatë përplasjes fatale rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Ka qenë përplasja e fortë e dy mjeteve ajo çka ka shkaktuar edhe tragjedinë ku humbi jetën i riu dhe u plagos i ati.

Duket se shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një Fiat Grande Punto, e cila u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.

Lidhur me këtë lajm të hidhur, miqtë në rrjete sociale të të riut kanë shprehur të gjitha ngushëllimet duke e përshkruar si një djalë me vizion, çapkën dhe të shkathët. Ata thanë se i riu do të jetë përgjithmonë në zemrat e tyre.

Viktima, Admir Hoti

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet