Aksident tragjik në Itali, vdesin
3 shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Itali, vdesin<br />3 shqiptarë nga Kosova
CREMA (Itali)- Një aksident tragjik ndodhi dje në Itali, ku humbën jetën tre shqiptarë nga Kosova dhe një italian.

Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po ktheheshin nga puna për në banesat e tyre, me një kamionçinë tip "Merzedes-Benz", kur në një moment automjeti humbi kontrollin dhe doli në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion "Iveco".

Të dy makinat janë shkatërruar dhe veç tre kosovarëve, i vdekur ka mbetur dhe italiani 47-vjeçar, Massimo Bergomi.
 
Shoferi i kamionit, sipas autoriteteve policore lokale, ka pësuar vetëm dëmtime, por nuk i rrezikohet jeta. Ngjarja ndodhi në periferi në qytetit Crema, Itali, në orët e pasdites së të enjtes (11 korrik).

Dhjetra ambulanca, forca policie dhe zjarrëfikëse shkuan në vendin e aksidenti tragjik, i cili nga përplasja e fortë, kishte shkatërruar plotësisht kabinat e dy mjeteve të përplasura. U është dashur shumë kohë forcave zjarrfikwse dhe policore që të nxirrnin trupat e viktimave nga kamionçina. Ndërsa identifikimi i tyre është bërë disa orë më vonë, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, kur në spitalin e Cremas kanë mbërritur të afërmit e viktimave, që kanë bërë dhe njohjen e tyre.
 
Rindërtimi i dinamikës së aksidentit nga Policisë Rrugore e Cremas, zbuloi se, kamionçina ku udhëtonin tre shqiptarët Zenunaj, dhe dy tjerët me mbiemër Tafilaj, ka dalë në korsinë e kundërt, ku si pasojë ndodhi dhe përplasja.
 
 Shenjat e lëna në asfalt nga frenimi i makinave, sipas policisë lokale të Cremas, bënte të qartë se kamioni i madh ndodhej në korsinë e vet, ndërsa ai i punëtorëve shqiptarë i ka prerë rrugën, gjatë një parakalimi të gabuar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet