KINË- 27 persona humbën jetën në një aksident tragjik teksa ishin duke udhëtuar me autobus në Kinën jugperëndimore këtë dielë. Ky është aksidenti më i rëndë rrugor i raportuar për këtë vit në Kinë. Ndërsa, 20 personat e tjerë të cilët mbetën të lënduar u dërguan për trajtim mjekësor.

Autobusi po udhëtonte drejt jugut në drejtim të Guiyang për në qarkun Libo, sipas deklaratës së policisë, ndërsa përplasja ndodhi në një autostradë në provincën rurale Guizhou, kur automjeti që mbante 47 persona gjithsej doli nga rruga dhe u përmbys, sipas njoftimi të Policisë së qarkut Sandu në një deklaratë të publikuar në mediat sociale.