Pogradec - Aksident i rëndë në aksin Pogradec - Qafë Thanë, dy mjete përplasen me njëra tjetrën, teksa një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Nga vendngjarja bëhet me dije për gazetarin Armand Braho, se i vdekur ka mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve tip 'Volksëagen', 34 vjeçari Martin Kastrioti. Sakaq u lajmërua zjarrfikësja për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga makina.

Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat, por në vendngjarje sapo ka mbërritur policia dhe ambulanca pasi dyshohet që ka edhe të plagosur.

Lajmi ne perditesim...