Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Kukës-Morinë në zonë e njohur si tuneli i Kalimashit si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Mësohet se i vdekur drejtuesi i mjetit Opel, P.M., dhe kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.
Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, dhe më pas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një mjekim më të specializuar.
Komento