Aksident tragjik në Turqi, autobusi përplaset me këmbën e urës, 9 të vdekur e 26 të plagosur

Aksident tragjik në Turqi, autobusi përplaset me këmbën e urës, 9 të vdekur e 26 të plagosur

Foto: Aksidenti në Ankara

Ankara- Një aksident i rëndë u shënua pranë Ankarasë, në distriktin Polatlı të premten në mëngjes, (9 gusht) kur një autobus pasagjerësh është përplasur në në këmbët e një ure.

9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar, tha Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, për kanalin CNN TÜRK.

Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit.

Guvernatori deklaroi se “nuk ka shenja se i kanë dështuar frenat. Sipas vlerësimeve fillestare, shkak mund të ketë qenë përgjumja e shoferit por do të jenë hetimet që do të zbulojnë më shumë

Ndërkohë, në një aksident tjetër të ndodhur në fshatin Olukpınar në rrugën Ankara-Eskişehir, autobusi i pasagjerëve doli jashtë kontrollit dhe goditi barrierat dhe më pas murin e mbikalimit, por pa viktima.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori