Aksident tragjik në Gjermani, vdesin dy motrat shqiptare të martuara me dy vëllezër

Aksident tragjik në Gjermani, vdesin dy motrat shqiptare të martuara me dy vëllezër

Dy motra shqiptare nga Gjakova e Kosovës, humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Gjermani, ditën e djeshme.

Sipas mediave gjermane, motrat janë të martuara, edhe bashkëshortët e tyre janë vëllezër me njëri-tjetrin. H.Sh dhe F.Sh, janë inicialet që mediat gjermane publikojnë për motrat që u ndanë nga jeta. Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Duke sqaruar dinamikën e ngjarjes, mediat thonë se në aksident u përfshinë dy makina, tip Mercedes dhe Opel, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën ndërmjet ‘Graben-Neudorf dhe Nochstetten’ të Gjermanisë.

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe një 51-vjeçar, shoferi i automjetit tip Opel, i cili ka marrë dëmtime të shumta nga përplasja dhe është në luftë për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’