TURQI- Një aksident tragjik është regjistruar në Gaziantep në Turqi ku një autobus pasagjerësh është përplasur me ambulancën, zjarrfikësen dhe makinën e një prej mediave turke, duke lënë të vdekur 16 persona. Ambulanca, Zjarrfikësja dhe gazetarët ishin në vendngjarje për një tjetër aksident që kishte ndodhur pak minuta më parë, për këtë arsye mes viktimave jane edhe 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë. 22 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Reporteri Said Vakkas, i cili po raportonte për aksidentin në transmetim të drejtpërdrejtë, nuk mundi t'i kontrollonte lotët për humbjen e kolegëve.
"Kemi humbur kolegët tanë me të cilët kemi punuar orë më parë. Është shumë e vështirë të flasësh. Ky vend është si një zonë lufte. Kur mbërritëm, hasëm në një pamje të tmerrshme. Humbëm kolegët tanë”, ka raportuar Vakkas.
Nga ana tjetër, për shkak të aksidentit është mbyllur për qarkullim pjesa e autostradës në drejtim të Nizipit. Zonja e Parë Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, shprehu ngushëllimet e saj për familjet e atyre që humbën jetën në aksident.
"Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e 16 qytetarëve tanë si pasojë e një aksidenti në autostradën Gaziantep-Nizip. Uroj mëshirën e Zotit për qytetarët tanë që humbën jetën, ngushëllimet e mia familjeve të tyre dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, thuhet në deklaratë.
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari
27 Dhjetor, 20:26
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Korçë/ Shantazh me foto intime të miturës, aksidente dhe dhunë në familje, 2 persona të arrestuar dhe 5 nën hetim
27 Dhjetor, 15:37
-
Rey Manaj 'në modë', pas Bundesligës kërkohet edhe nga rivalët turq
27 Dhjetor, 15:29
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Norvegji, autobusi me 58 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur
26 Dhjetor, 16:28
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital
26 Dhjetor, 10:00
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor, 09:54
-
Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli
26 Dhjetor, 09:19
-
Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët
25 Dhjetor, 17:16
Autobuzet me nje shofer duhet te ndalohen. Historia po e njejte. Shoferin e ze gjumi dhe perplaset. Autobuzat e linjave te gjata duhet te kene dy shofere dhe ky duhet te jete ligj nderkombetar i transportit te pasagjereve.
Përgjigju