ELBASAN- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Metalurgji.

Siç shihet edhe në pamjet që nis Report Tv, në përplasje janë përfshirë dy furgonë, një automjet dhe një trajler.

Nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.