Aksident zinxhir te 'Ura e Dajlanit', makinat përplasen me njëra-tjetrën! E pëson dhe patrulla e policisë

Aksident zinxhir te 'Ura e Dajlanit', makinat përplasen me njëra-tjetrën! E pëson dhe patrulla e policisë

Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një aksident zhinxhir masiv është regjistruar më orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre dhe patrulla e policisë.

Burime i thanë Shqiptarja.com se tre makinat kanë qenë shumë pranë njëra- tjetrës tek rrotullimi i Urës së Dajlanit. E treta i ka rënë mjetit të dytë dhe kjo i ka rënë patrullës së policisë. Për rrjedhojë janë dëmtuar 2 policë të auto-patrullës, por pa rrezik për jetën. Shkak i aksidentit ka qenë 22- vjeçari i cili drejtonte automjetit "Volkswagen"  që i pa patrullës së policisë nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l.

Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes. 

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çentrale: 29/02/2020 14:03

    Makina e policisë nuk duhet ti bëjnë kontrollet në rrethrrotullim, dhe ecja me shpejtësi të vogla është njësoj e rrezikshme

    Përgjigju
  • Andi: 29/02/2020 09:58

    E treta i ka rënë mjetit të dytë dhe kjo i ka rënë patrullës së policisë??? Sipas fotove makina e policis esht ne mes dhe e demtuar dhe para dhe mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali