2 aksidente brenda ditës në punë! Humb jetën punëtori 19-vjeçar në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, bie për vdekje nga lartësia 57-vjeçari në Tiranë

Një punëtor 19-vjeçar i terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar teksa po punonte. Sipas burimeve të Report Tv i lënduari R.G është dërguar në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa polica ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë që shënohet gjatë ditës së sotme në punë, pasi jetën ka humbur edhe një 57-vjeçar në Kashar.  Ai u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Bie nga lartësia e objektit ku punonte, humb jetën 57-vjeçari në Kashar

Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kashar, pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e objektit ky punonte. Për ngjarjen nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime

Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime