Dy aksidente i  kanë marrë jetën 1 personi dhe janë aksidentuar 5 të tjerë. Në fier humbi jetën një 65-vjeçar pasi duke ecur me biçikletë është përplasur nga një mjet.

Viktima Nestor Meta është dërguar në mënyrë të menjëhershme në spital por pas 2 orësh ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Sipas të dhënave nga policia drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 Ndërkohë një tjetër aksident është shënuar në Pogradec.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka mbetur e plagosur nëna me vajzën 11 vjeçare.

Nëna e vajzës Valjeta Qylafi ka marrë plagë të rënda ndërsa vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia udhëtonin 5 persona ndërsa 4 prej tyre kanë marrë plagë të lehta. 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)