Aksidentet/ 11 të vdekur në korrik, ulje krahasuar me 2017, por janë rritur gjobat
11 persona kanë humbur jetën në muajin korrik për shkak të aksidenteve rrugore, ndërkohë që 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
11 persona kanë humbur jetën në muajin korrik për shkak të aksidenteve rrugore, ndërkohë që 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ardhja e emigrantëve dhe turistëve ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve në vend, prandaj Policia Rrugore u bën apel qytetarëve që të kujdes kur ecin në rrugë.
Por nga shifrat që Report TV ka marrë nga Policia Rrugore, rezulton se ka një ulje të numrit të aksidenteve në muajin korrik 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë 11 persona të vdekur nga aksidentet më pak se në 2017, si dhe 36 persona të plagosur rëndë, më pak.
Nga statistikat që ka siguruar Report TV rezulton se Policia Rrugore ka gjobitur më pak shoferë gjatë këtij muaji. Vetëm për shpejtësi ka patur një rritje të gjobave, për shkak se janë vendosur radarë në të gjitha akset rrugore. Në korrik të 2018-së janë gjobitur 2015 shoferë për shkak se ecnin me shpejtësi, 483 më shumë se në 2017-në.
Shkelja më e shpeshtë që bëjnë shoferët është komunikim me celularë kur janë në drejtim të makinës. Për këtë shkelje vetëm në muajin korrik, policia ka vendosur 4921 gjoba. Shkelja e dytë më e shpeshtë është parakalim I gabuar, ku brenda 24 ditëve janë vendosur 3631 gjoba. Pavarësisht paralajmërimeve përsëri shoferët nuk e vendosin rripin e sigurimit, ku policia rrugore ka gjobitur 2597 drejtues mjetesh.
Brenda 23 ditëve të korrikut Policia ka vendosur një numër rekord gjobash për 2018-në, plot 34 mijë e 250. Por në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezultojnë se janë vendosur më pak gjoba.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë një vajzë! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit
16 Shkurt, 16:26
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
13 Shkurt, 09:14
-
Lezhë/ Përplasja e motorëve në Dragushë, ndërron jetë një nga drejtuesit, ishte këngëtar (EMRI)
13 Shkurt, 08:50
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë-Laç, plagosen dy persona, mes tyre një grua! Superstrada bllokohet për një orë nga trafiku (VIDEO)
8 Shkurt, 15:52
-
Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)
8 Shkurt, 15:25
-
Makina del nga rruga Elbasan-Peqin dhe përfundon me rrota përpjetë në avllinë e shtëpisë, 2 të plagosur
8 Shkurt, 13:32
-
Lezhë/ Motorët përplasen mes tyre në Dragushë, plagoset rëndë një nga drejtuesit! Niset për te Spitali i Traumës
7 Shkurt, 19:12
-
Makina përplaset me furgonin në aksin Cërrik-Gramsh, 3 persona të plagosur! Ndërhyn edhe zjarrfikësja, nën hetim një nga drejtuesit
7 Shkurt, 15:16
-
Elbasan/ Përplasi me makinë këmbësorin dhe u largua, arrestohet shoferi! Në pranga edhe pasagjeri, nuk kallëzoi rastin
7 Shkurt, 10:12
-
E rëndë në aksin Levan-Vlorë, makina përplas për vdekje këmbësorin, policia në vendngjarje
6 Shkurt, 20:26
-
Aksident në Fushë-Bulqizë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’
4 Shkurt, 17:49