TIRANE - Reshjet e dy ditëve të fundit si dhe mungesa e sinjalistikës në disa prej akseve të rëndësishme nacionale në hyrje të Tiranës, apo në qytet ka sjellë edhe disa aksidente që për fat nuk kanë pasur pasoja fatale. Ndërkaq policia rrugore thotë se ka shtrirë planin e saj të masave në të gjithë akset që janë vërejtur problematikë.
Në segmentin e autostradës Tiranë- Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Mulletit, balta ka mbuluar rrugën pas shirave të fundit. Gjatë dy netëve të fundit për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore në këtë aks janë regjistruar disa mjete që kanë dalë nga rruga.
E njëjta situatë ka qenë edhe në segmentin qafa e Kasharit- Vorë, ku ndërhyrja e në rrugë dhe mos vendosja e saktë e sinjalistikës ka sjellë disa aksidentet që kanë rrezikuar jetën udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve në këtë segment.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO